Kreu i PD-së, Lulzim Basha pak pas përfundimit të seancës së parë të Kuvendit, ka mbledhur grupin parlamentar demokrat.
Në këtë mbledhje është diskutuar për seancën e radhës plenare që do të mbahet në orën 17:00.
Bëhet me dije se Basha në këtë mbledhje ka kërkuar nga deputetët demokratë që të votojnë kundër zgjedhjes në krye të parlamentit të Lindita Nikollës, e cila është propozuar nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë.
“Nuk dua të përsëritet precedenti i 2017, kur pati vota pro Ruçit,” mësohet të ketë thënë Basha në mbledhje.
Sali Berisha pas mbarimit të seancës është nisur në zyrën e tij së bashku me Flamur Nokën dhe Edi Palokën, duke munguar në mbledhjen e grupit parlamentar.