Home Ekonomi 2021 rekord turistësh. Ja kush e pëlqen më shumë Shqipërinë!

2021 rekord turistësh. Ja kush e pëlqen më shumë Shqipërinë!

757
0

Viti 2021 shënon një rekord turistësh që kanë hyrë në Shqipëri. Vendi ynë u kthye në një destinacion të preferuar për shumë të huaj edhe falë heqjes së kufizimeve. Shifrat sipas burimeve zyrtare tregojnë se numri i turistëve të 2021 i ka tejkaluar edhe 2019. Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Emigracioni Eduart Merkaj tha se nga muaji qershor deri në muajin gusht në Shqipëri kanë hyrë 2 milionë të huaj.

“Nga 1 qershori deri në fund gushti, shtetas shqiptarë dhe të huaj që zgjodhën Shqipërinë për të hyrë janë mbi 5 milionë. Mbi dy milionë janë të huaj, që kanë zgjedhur Shqipërinë vetëm për turizëm. Kryesisht pika kufitare e Morinës dhe Rinasi ishin më të ngarkuarat. Janë shtetas polakë. Ka numër të shtuar të charterave me ukrainas, nga Rusia, nga Polonia, Çekia etj. Pastaj nga pikat e kalimit kufitar tokësor, ka pasur numër të shtuar të shtetasve të Serbisë, Maqedonisë së Veriut, dhe më pak të Malit të Zi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here