Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në Tiranë, në zonën e “Kodrave të Selitës”.
Sipas policisë bëhet me dije se shtetasi R.Ç. ishte larguar nga banesa dy ditë më parë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Në vendin e quajtur “Kodrat e Selitës” është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë shtetasi R. Ç., 39 vjeç, i larguar nga banesa me datë 14.09.2021. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.