Home Showbiz Punonjësi i Call Centerit rrëfen skandalin: Pronari, shok i Romeos na detyron...

Punonjësi i Call Centerit rrëfen skandalin: Pronari, shok i Romeos na detyron të votojmë Donaldin!

1472
0

Teksa shpallja e fituesit të kompeticionit Big Brother Vip Albania është vetëm pak ditë larg, të katërt konkurrentët finalistë kanë mbështetje të pakushtëzuar nga fansat jashtë.

Teksa duket se shumica janë ndarë mes dy skuadrave që konsiderohen si më të fuqishmet: Ilir dhe Donald, me një histori të bërë publike që shkoi virale ditën e djeshme në rrjet, të të bërit tifo ka kaluar çdo cak.

Një prej faqeve që mbështesin Ilirin kanë publikuar një mesazh të mbërritur nga një punonjës Call Centeri. Ky i fundit ka hedhur akuza ndaj pronarit të biznesit ku është punonjës duke rrëfyer se ai u ka dhënë 5 mijë lekë të vjetra të gjithë punonjësve që të votojnë Donaldin dhe më pas t’i tregojnë telefonin për të vërtetuar që e kanë votuar.

Punonjësi denoncon se pronari i Call Centerit është miku i Romeos, teksa nga vëllai binjak i Donaldit nuk ka patur ende asnjë reagim në lidhje me këtë situatë shtrënguese ndaj punonjësve shqiptarë, duke e lënë që gjithçka të kalojë në heshtje si një veprim normal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here