Ukraina nuk po gjen qetësi, ndërsa rreth orës 00:05 me kohën lokale të Moskës në qytetin Luhansk është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.
Sipas mediave ukrainase, ngjarja ka ndodhur në veriperëndim të qytetit.
Bëhet fjalë për shpërthimin e një tubacioni gazi i cili kishte marrë flakë në rrethana ende të mistershme dhe që ndodhej në një njësi të shpërndarjes së gazit në zonën e rrugës Belomorskaya 2. Gazsjellësi i Druzhbës u shkrumbua e tëra nga flakët, ndërsa hetimet për të gjetur autorin vijojnë ende. Deri tani nuk është raportuar për viktima, por vetëm të plagosur lehtë.