Home POLITIKE PD nxjerr faktet: Tom Doshi kontrollon gjithçka në Shkodër, mbështetet nga Rama

PD nxjerr faktet: Tom Doshi kontrollon gjithçka në Shkodër, mbështetet nga Rama

546
0

Sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka publikuar një video në të cilën shfaqet Tom Doshi i cili kërkon vota nga qytetarët për kandidaten e PS për Bashkinë Shkodër, Majlinda Angoni.

Bardhi thotë se në Shkodër gjithçka kontrollet nga Tom Doshi, madje edhe kandidaten e PS e ka zgjedhur  ai vetë. Sipas Bardhit, kryeministri Rama e ka caktuar Doshin drejtues të së kandidates së PS në Shkodër.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Edi Rama ia ka dhënë të gjitha pushtetet në dorë Tom Doshit në Shkodër. Ai kontrollon gjithçka: Çdo tender, çdo emërim, çdo kandidim. Siç e konfirmon dhe vetë në këtë video, është ai që ka zgjedhur edhe kandidaten e PS për bashkinë e Shkodrës.

Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama po bashkëpunon ngushtë me Tom Doshin, duke e emëruar atë de fakto si shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Shkodër.

A ka poshtërim më të madh për socialistët shkodranë që kandidaten t’jua caktojë Tom Doshi?

Por në 6 mars shkodranët do votojnë me dashni për Shkodrën, do votojnë Partinë Demokratike, do zgjedhin Xhemal Bushatin si kryetarin e ri të bashkisë!

Gazment Bardhi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here