Home Kryesore Afera e inceneratorëve/ Rama mbron Lefter Kokën

Afera e inceneratorëve/ Rama mbron Lefter Kokën

359
0

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në orar të përpiktë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku do të dëshmojë për çështjen e inceneratorëve në komisonin hetimor parlamentar.

Ai është betuar se do të thotë vetëm të vërtetën, por nuk i është përgjigjur pyetjes së drejtuar nga kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku, në lidhje me ish ministrin Lefter Koka.

‘Kam ardhur në këtë komision jam njohur me detyrimet e mia si dëshmitar dhe detyrimet tuaja. Në ligjin për komisionet hetimor, komisioni nuk mund të ngrejë akuza penale dhe as nuk mund të ushtrojë kompetencat e gjykatës.

Nuk lejohen fyerjet por këtë e keni bërë në mënyrë të përsëritur keni akuzuar për grup të strukturual kriminal.

Do t ju sugjeroja që të mos eksportoni debatin parlamenter apo atë televiziv.Unë e njoh si Ministër i Mjedisit Kokën dhe jo si pronar përfitues”, ka thënë Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here