Home EDITORIAL Lulzim Basha nuk emërohet dot kreu i Opozitës, Yuri Kim ja bën...

Lulzim Basha nuk emërohet dot kreu i Opozitës, Yuri Kim ja bën 8 me 2

3522
0

Një Komision Hetimor që prej gati dy javësh po zgjatet me një show. Me një show, që shkojnë e flasin në një Komision Hetimor, dhe askush nuk di asgjë, nuk kanë parë, nuk mbajnë mend, mohojnë dokumente, nxjerrin të tjera në shkelje të ligjit. Të gjitha këto si një mision i ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Zonjës Yuri Kim.  

Po, vërtetë një mision i saj, pasi Komisioni do të ishte mbyllur nga socialistët, të cilët pretendonin se afati mbaronte në fund të muajit janar, pasi mbaronin plot tre muaj siç e kërkonte ligji, pasi kishte filluar që nga tetori.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Sërish duket qesharake skema, sepse Komisioni erdhi nga Lulzim Basha si zgjidhje për të tërhequr vëmendjen nga përjashtimi që i bëri ish-kryeministrit Sali Berisha, i mbyllur në zyrë, i vetmuar, pas presionit të bërë nga Ambasada e SHBA-ve, në Tiranë.

Luli doli me disa komisione hetimore, por të tjerat dështuan. Mori pazaret e radhës, marrëveshjet me Ramën, të cilat kuptohet ia garanton ambasadorja, Zonja Yuri Kim dhe filloi Komisioni i Inceneratorëve.

Por, a mund të bëhet Lulzim Basha me një Komision Inceneratorësh, i cili u tentua të mbyllej nga socialistët dhe u zgjat sërish me urdhër të ambasadores.

Të gjitha këto lëvizje të Zonjës Kim janë për të bërë Lulin kryetar të Opozitës.

Por, kryetar i Opozitës nuk bëhesh as duke fjetur, as duke bërë flokët me bojë dhe as duke bërë fasadë, farsë, në një Komision Hetimor ku shumë prej personave atje janë në konflikt interesi, apo të tjerë që bëjnë zhurmuesin, apo disa që janë paguar nga inceneratorët.

Pa folur për skenën qesharake dhe sjelljen, ku persona të fotografuar apo miq të Klodian Zotos deklarojnë publikisht se nuk kanë lidhje me të.

Gjithësesi Zonja ambasadore ka bërë një zgjidhje. Ka vendosur që të ecë fort përpara, duke tentuar të bëjë Lulzim Bashën kryetar të Opozitës, dhe për këtë u përdor një Komision Hetimor. Pra, është Edi Rama që i ka bërë një shërbim.

Nga ana tjetër në datën 6 Mars, ka zgjedhje. Lulzim Basha i ka braktisur ato. Shkon në Itali, në Holandë, ujit tulipanët, takon kryetarë partish ish-komuniste e çdo ditë në vend që të bëjë opozitë kundër Qeverisë, bën opozitë kundër asaj që është shumica e shqiptarëve, dhe ka qëndrim të fortë ndaj Qeverisë. Që është pjesa kryesore e qënësishme e opozitës së vërtetë. Ajo që ka bërë opozitë vite në vazhdim dhe jo ajo e Lulzim Bashës që përfaqësohet nga tradhëtitë, shitjet dhe pazaret me Edi Ramën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here