Lulzim Basha është turrur në fushatën e bashkive pa kryetar si asnjëherë tjetër. Ai e do këtë fitore për tu treguar shqiptareve që ai është më i zoti se Berisha dhe Rama.
Mirëpo sapo që përpiqen, diçka e zezë e përndjek nga mbrapa. Nëse e keni venë re, kandidatët e tij për kryetar bashkie, le të themi që nuk e dinë as vetë për çfarë po kandindojnë. Kemi parë meme pa fund dhe gafa që sinqerisht nuk falen. Por gjithsesi kthemi në bazë.
Demokratët i vunë vizën Bashën që kur shiti Berishën, njeriun që e solli deri këtu ku është sot.
Gjithsesi kjo i kushtoi shumë Bashës pasi siç duket të paktën deri tani nuk ka përkrahje. Kryetari i PD u braktis, e kështu në këto ujëra ai gjeti për kandidim disa persona që nuk kanë kontribuar asnjëherë në PD.
Por duke dikur se Basha “çdo gjë e shikon si pazar, si biznes kjo është diçka normale për të”-thonë disa njerëz shumë afër tij. E po ashtu ka ndodhur me listat e deputetëve më herët, edhe në këtë rast, nuk pritet të jetë ndryshe.
Gjithsesi zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë janë një test shumë i vështirë si për Berishën e po ashtu edhe Bashën.
Dihet që njëri prej tyre do të iki përgjithmonë nga drejtimi i PD, sigurisht ai që zgjidhet me shumicë të theksuar votash.
Ëndrra e Lulit ishte kryeministër, ishte shumë pranë, por nuk i eci. Kjo është mundësia e dytë të tregoj që ja ka vlejtur i gjithë mundi i kësaj luftë të brendshme.
Ai që fiton pa u lodhur fare është lideri PS, EDI Rama. Nga përçarja e thellë që kanë në PD, Rama përfiton si një i tretë. E po të vëmë re kandidimet e tij janë eksperimentale.
Gjithsesi ngelet të shikojmë kush do të bëj diferencën, popullit i duhet një opozitë e fortë, e jo të blerë.
A do mundet dot Berisha në këtë moshë të marr frenat në dorë të opozitës? A do të bashkohet në këtë betejë edhe Presidenti Ilir Meta?
Po populli a u beson më këtyre figurave 30 vjeçare në politikë?
Këto çështje ngelen për tu diskutuar. Të gjithë duhet ta dinë, se shqiptaret po hasen më shumë probleme dhe kërkojnë një forcë politikë ti udhëheq. /Telegraf Albania