Home Bota Rusët bombardojnë fshatrat ku banojnë shqiptarë në Ukrainë

Rusët bombardojnë fshatrat ku banojnë shqiptarë në Ukrainë

957
0

Sulmet ruse ndaj Ukrainës vijojnë në ditën e gjashtë të tyre. Gjatë ditës së sotme dhjetra fshatra ukrainase janë bombarduar, ku nuk kanë munguar shpërthimet as në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.

Pasditen e sotme forcat ruse kanë bombarduar edhe fshatrat që janë rreth Odesë në Ukrainë, ku jetojnë dhjetra shqiptarë.

Nga pamjet e publikuara në rrjet shihen se si qindra njerëz kanë dalë në rrugë duke u përpjekur ti shpëtojnë bombardimeve.

Komuniteti shqiptar është i vendosur prej shekujsh në Odese. Ndërkohë, që ka edhe shumë anëtarë të komunitetit shqiptar të cilët i janë bashkuar rezistencës dhe po luftojnë kundër pushtimit rus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here