Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka reaguar pas telefonatës 90-minutëshe mes Emmanuel Macron dhe homologut të tij Vladimir Putin. Sipas mediave ukrainase, Zelensky i ka bërë një ftesë të hapur Putinit për t’u takuar dhe negociuar për luftën që vazhdon prej 8 ditësh. Por ai i ka bërë të ditur Putinit se në takimin mes tyre nuk do ulen me nga 30 metra distancë ashtu siç ndodhi me Macron apo Scholz.