Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë pritet të takohen sot për një raund të ri bisedimesh, me synim ndaljen e armiqësive në Ukrainë.
Palët janë takuar edhe dy herë të tjera, pas 24 shkurtit, kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, por pa ndonjë rezultat konkret.
“Raundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet të hënën”, ka thënë dy ditë më parë negociatori ukrainas, David Arakhamia.
Negociatori rus, Leonid Slutsky, ka thënë se “raundi i tretë mund të zhvillohet në ditët në vijim” dhe se “ka gjasa të zhvillohet të hënën”.
Dy raundet e para të bisedimeve janë mbajtur në Bjellorusi.