Home AKTUALITET Bordi i Ramës vendos çmimet e karburanteve/ Sa do kushtojë nafta sot...

Bordi i Ramës vendos çmimet e karburanteve/ Sa do kushtojë nafta sot dhe nesër?

620
0

Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve, i ngritur nga Qeveria në mbledhjen e tij të sotme vendosi që çmimi i shitjes me pakicë  i naftës dhe benzinës të ulet nga 217 lekë litri në 211 lekë/litri. Ndërsa gazi nuk ndryshon. Ky vendim erdhi pasi sot në bursë çmimi i naftës në bursë shkoi nën 100 dollarë për fuçi.

Këto çmime do të jenë të vlefshme për ditën 15-16 mars 2022, ku bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

Çmimi i nënproduktit gasoil i me pakicë të jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit jetë 211 lekë/litri,ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm nga mbledhja e fundit e bordit”, thuhet në vendim.

Por, duket se bordi i ngritur nga Rama ka lënë në fuqi sërish çmime të shtrenjta. Pasi çmimi në bursë, ka rënë sa ishte në muajin nëntor.

Në bursë është çmimi i muajit nëntor, ndërsa në treg është 30% më i shtrenjtë se 5 muaj më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here