Home Bota SHBA ngre dyshime se Rusia po i sulmon qëllimisht gazetarët

SHBA ngre dyshime se Rusia po i sulmon qëllimisht gazetarët

361
0

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka njoftuar sot se Shtetet e Bashkuara kanë dyshime të forta se Rusia është duke shënjestruar gazetarët në sulkmet e saj në Ukrainë. Blinken sqaroi se SHBA është duke punuar fort për të vërtetuar ose hedhur poshtë të tilla dyhsime.

Deklarata e tij vjen në një kohë që të paktën tre gazetarë janë vrarë duke mbuluar luftën në Ukrainë gjatë disa ditëve të fundit – Pierre Zakrzeëski, Oleksandra Kuvshynova dhe Brent Renaud.. gjithashtutë paktën dy gazetarë janë raportuar sit ë plagosur rëndë.

“Ne po shikojmë shumë mirë në shënjestrimin që forcat ruse po bëjnë, duke përfshirë nëse ato synojnë qëllimisht civilë, gazetarë apo dikë tjetër. Kjo është diçka që ne po e shikojmë me kujdes, po e dokumentojmë. Targetimii qëllimshëm i civilëve, gazetarëve dhe të tjerëve do të përbënte një krim lufte”, tha ai në një intervistë për NPR.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here