Home Bota Rusia shënjestron Ballkanin? Nëse ky shtet hyn në NATO, i pret i...

Rusia shënjestron Ballkanin? Nëse ky shtet hyn në NATO, i pret i njëjti fat si Ukraina!

4903
0

Rusia ka paralajmëruar Bosnjën dhe Hercegovinën të mos anëtarësohet në NATO pasi në të kundërt mund të jetë objektivi i radhës i Kremlinit pas Ukrainës. Me deklaratat e rusëve që së fundi duket se shënjestrojnë edhe Ballkanin shtohet frika e përshkallëzimit të konfliktit që ka nisur në Ukrainë. Një zyrtar i lartë rus ka deklaruar se Bosnja dhe Hercegovina mund të pësojnë fatin e Ukrainës, nëse bashkohen me aleancën ushtarake të NATO -s. Deklarata e fortë u tha të enjten, ku ambasadori i Rusisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Igor Kalbukhov, tha se vendi ishte i lirë të bënte zgjedhjen e tij në lidhje me NATO-n, por paralajmëroi se Kremlini do të “përgjigjej”.

“Nëse Bosnja dhe Hercegovina vendos të jetë anëtare e ndonjë aleance, kjo është një çështje e brendshme. Përgjigja jonë është një çështje tjetër”, tha ai.

Këto kërcënime, sipas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë janë të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe të papranueshme.

“Asnjë palë e tretë nuk ka fjalë në marrëveshjet e sigurisë ndërmjet NATO-s dhe vendeve sovrane. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me vendosmëri në krah të Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa ajo ndërmerr hapat e nevojshëm për të siguruar vendin e saj në komunitetin euro-atlantik të kombeve” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Twitter.

Burimi: ladbible.com

Rusia shënjestron Ballkanin? Paralajmëron Bosnjën dhe Hercegovinën: Nëse hyni në NATO, ju pret i njëjti fat si Ukraina!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here