Kryeministri Edi Rama, ka qenë i pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes mes Universitetit Bujqësor dhe atij të Michinganit. Në fjalën e tij kryeministri Rama ka vlerësuar rëndësinë e kësaj marrëveshje dhe u shpreh se Universiteti Bujqësor do të jetë e ardhmja.
Më tej Rama në një batutë me rektorin e universitetit, është shprehur se nuk i pëlqejnë njerëzit që flenë gjumë dhe nuk janë të dhënë pas punës.
“Ne do vazhdojmë punën me rektorin. I kam tmerr njerëzit që flenë gjumë dhe nuk janë të dhënë pas punës”, tha Rama, duke shigjetuar kështu pa i përmendur emrin kryetarin e shkarkuar Lulzim Basha.