Home Bota Ushtarët rusë shpërthejnë në lot: Putini një gënjeshtar, trupat tanë po hidhen...

Ushtarët rusë shpërthejnë në lot: Putini një gënjeshtar, trupat tanë po hidhen mes varresh masive

1936
0

Ushtarët rusë të kapur rob në Ukrainë i kanë kërkuar popullit të tyre të ngrihen kundër Vladimir Putinit, ndërsa paralajmërojnë kolegët e tyre ushtarë se po hidhen në varre masive. Grupi i ushtarëve kanë folur për një konferencë për shtyp në agjencinë e lajmeve Interfax-Ukraine. Alexei Zheleznyak, një ushtar i brigadës 34 të stacionuar në Republikën Karachay-Cherkess të Rusisë , iu dorëzua forcave të vendit kundërshtar.

Ai e paralajmëroi Putinin se kurrë nuk do të ishte në gjendje të dërgonte trupa të mjaftueshme në Ukrainë për të pushtuar vendin. “Putini, pa shpallur luftë, po bombardon banorët, spitalet, qytetet e Ukrainës. Populli ukrainas është një popull trim. Ata janë të bashkuar. Sado që Putini të dërgojë trupat e tij këtu, ai nuk do ta pushtojë këtë territor. Komandanti ynë i përgjithshëm është gënjeshtar dhe mashtrues i gjithë popullit tonë. Ai na mashtroi jo vetëm ne, por gjithë Rusinë. Ai thjesht na bëri fashistë”- tha ai.

Ushtarët rusë shpërthejnë në lot: Putini një gënjeshtar, trupat tanë po hidhen mes varresh masive

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here