Home AKTUALITET “Lëreni të vdesë!” Tre shqiptarë masakrojnë me shkopinj bashkatdhetarin shtrues pllakash

“Lëreni të vdesë!” Tre shqiptarë masakrojnë me shkopinj bashkatdhetarin shtrues pllakash

437
0

Tre shtetas shqiptarë kanë rrahur brutalisht një bashkatdhetar 54 vjeçar. Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarët punojnë në një hotel në Kolimbia, Rodos duke mbuluar dyshemetë me pllaka. Me njërin prej shqiptarëve rreth fundit të prillit 54-vjeçari kishte patur një keqkuptim. Që atëherë, marrëdhënia e tyre u ftoh dhe ai nuk foli me të, ndonëse e provokonte çdo ditë, deri më 18 maj 2022, kur shkoi ta pyeste për arsyen e keqkuptimit.

Ka pasur një sherr verbal dhe dyshohet se 54-vjeçari e ka kërcënuar dhe e ka ofenduar. Të nesërmen, tre shqiptarët kanë shkuar në mëngjes me rroba jo pune, dhe kanë sulmuar hotelin ku punonte shqiptari, duke mbajtur shkopinj me gozhdë, paleta të thyera dhe duke bërtitur në shqip se do ta vrisnin. Në atë moment shqiptari ka qenë i vetëm kundër treve dhe nuk ka pasur kohë për të reaguar. Njëri prej shqiptarëve ka tentuar ta imobilizojë, ndërsa dy të tjerët e kanë rrahur dhe kanë arritur ta godasin tri herë radhazi me shkopinj në kokë. Në dy goditjet e para 54-vjeçari u përpoq të mbrohej dhe të zbuste sa më shumë intensitetin e tyre, duke vendosur duart para kokës. Herën e tretë që u rrah, ai ra pa ndjenja në dysheme në një pellg gjaku. Në atë moment punëtorët e tjerë, mes tyre edhe dhëndri i tij, e kanë vërejtur rrëmujën dhe kanë vrapuar drejt vendit ku ai punonte, ndërsa i akuzuari është larguar duke thënë “lëreni të vdesë”.

Më pas, dhëndri e ka transportuar me urgjencë në Qendrën Mjekësore Archangelos ku është konstatuar një traumë e madhe mavijosje e kyçit dhe një çarje e kupolës së kafkës. Prej aty ai është transportuar me urgjencë me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Rodosit, ku prej dy ditësh është trajtuar në klinikën e kirurgjisë. Ai u diagnostikua me “dëmtim të kokës, gjakderdhje dhe lëndime të tjera të paspecifikuara në kokë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here