Gjatë ditës së sotme vendi ynë është ndikuar nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike ndërsa moti ka qenë kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare. Përgjatë orëve të drekës dhe ato të pasdites në relievet malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e shtunë pritet të kemi një përkeqësim të lehtë të motit.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin. Në zonën e jugut parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër.
Ashtu si dita e sotme edhe për ditën e diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare. Në orët e mesditës në relievet e larta malore parashikohen reshje shiu të dobëta dhe lokale.