Home AKTUALITET Po transportonte 44 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

Po transportonte 44 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

501
0

Një person ka rënë në prangat e Policisë, ndërsa një tjerë është është shpallur në pasi akuzohen për dhënien e ndihmës shtetasve të huaj.

Në pranga ka rënë shtetasi shtetasit A. A., 37 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Leshnicë, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip furgon të markës “Fiat Ducato”, 32 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi O. D., 37 vjeç, banues në Elbasan, i cili pasi ka konstatuar se shërbimet e policisë, konkretisht strukturat për Hetimin e Krimeve pranë DVP Korçë, ishin në ndjekje të tij, ka braktisur mjetin tip “Volksëagen” në lagjen nr. 1, Pogradec, brenda të cilit u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm, duke u larguar me shpejtësi.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U konstatuan duke transportuar 44 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 37 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Leshnicë, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip furgon të markës “Fiat Ducato”, 32 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi O. D., 37 vjeç, banues në Elbasan, i cili pasi ka konstatuar se shërbimet e policisë, konkretisht strukturat për Hetimin e Krimeve pranë DVP Korçë, ishin në ndjekje të tij, ka braktisur mjetin tip “Volksëagen” në lagjen nr. 1, Pogradec, brenda të cilit u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm, duke u larguar me shpejtësi.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here