Janë zbardhur detaje në lidhje me takimin e zhvilluar sot nga kreu i PD në Selinë Blu.
Burime për median bëjnë me dije se Basha para kryetarëve të degëve të PD-së, ka thënë se vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, ishte një vendim i detyruar për të, për të mirën e Partisë dhe të ardhmes së saj.
Bëhet me dije se Basha ka shprehur vlersim për Berishën. Ndër të tjera mësohet se nga 70 kryetarë degësh të PD-së, dy kanë qenë ata të cilët i kanë kërkuar Bashës të zbresë ne terren dhe të sqaroje anetaresinë për këtë vendim.
Kujtojmë që Sali Berisha pas këtij vendimi ka reaguar ashpër duke thënë se do bëjë gjithçka për t’i kthyer sovranitetin Partisë.