Home AKTUALITET E prekur nga Covid, ndërron jetë mësuesja e Elbasanit në moshën 40-vjeçare

E prekur nga Covid, ndërron jetë mësuesja e Elbasanit në moshën 40-vjeçare

12
0

Një mësuese në Elbasan 40-vjeçe ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije se ministrja Ervis Kushi. Ajo shkruan se mësueses Blerina Lamçja (Hoxholli) në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan, humbi betejën me Covid-19 në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas trishtim jo vetëm tek familja e saj, kolegët dhe miqtë që e kanë njohur nga afër, por edhe nxënësit e shkollës.

“Të dashur miq, Jam shumë e hidhëruar për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja (Hoxholli) në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan. Blerina e humbi betejën me Covid-19 në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas trishtim jo vetëm tek familja e saj, kolegët dhe miqtë që e kanë njohur nga afër, por edhe nxënësit e shkollës, për të cilët Blerina punonte me aq shumë përkushtim e dashuri.

Ky lajm duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve që rreziku nga virusi është ende mes nesh, prandaj shërben si një apel i fortë që të mos i neglizhojmë për asnjë moment vaksinimin dhe respektimin e protokolleve shëndetësore”shkruan Kushi në postimin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here