Home POLITIKE Basha me tone të ashpra: Do ta shkatërrojmë regjimin e Edi Ramës

Basha me tone të ashpra: Do ta shkatërrojmë regjimin e Edi Ramës

266
0

Me tone të ashpra, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur nga takimi me demokratët në Rrogozhinë gjatë prezantimit të kandidatit për kryetar të Bashkisë, Ferdinand Saraçi.

Basha tha se është i vendosur në luftën kundër korrupsionit, duke u shprehur se “hap pas hapi” do të përballet me regjimin deri në ballafaqimin e tyre me ligjin.

“Jemi të qartë, jemi të vendosur me njerëz të papërkulshëm si Ferdinand Saraçi për Rrogozhinën. Ditë pas dite do të shkojmë përpara deri në ditën e këtij regjimi që nuk ka asgjë të përbashkët me shqiptarët.

Deri në ditën kur jo vetëm t’i largojmë por t’i çojmë para ligjit duke i dhënë fund 30 viteve pandëshkueshmëri politikanëve të korruptuar dhe krimit të organizuar, dhe ajo do të jetë dita kur Shqipëria t’i takojë shqiptarëve dhe Rrogozhina banorëve të saj”, deklaroi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here