Home Kryesore Bujar Kapexhiu përlotet në Dibër: Të votojmë për “Shtëpinë e Lirisë”!

Bujar Kapexhiu përlotet në Dibër: Të votojmë për “Shtëpinë e Lirisë”!

387
0

“Shtëpia e Lirisë” organizoi ditën e sotme një takim me intelektualët në Dibër, ku i pranishëm ishte edhe regjisori, aktori dhe karikaturisti i njohur Bujar Kapexhiu.

Ai u përlot teksa fliste për ndarjen e PD-së, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve dibranë që të votojnë Premtim Kryemadhin, pasi me siguri ai do i mbajë premtimet.

“Në këtë fushatë të gjithë bëjmë premtime, por ai që ka të drejtë të bëjë premtime, është vetëm Premtimi sepse ai ka edhe emrin, por me siguri edhe do mbajë premtimet. Prandaj duhet votuar për Premtimin.

Doktor, unë kam diçka që e kam thënë me miqtë e mi dhe po e them edhe për dibranët. Ka qenë e rëndë ajo non-grata, por meqenëse unë kam bërë shumë karikatura, po them se ka qenë i padrejtë qëndrimi juaj që thatë fillimisht se është personale dhe e mbajtët personale.

Kurse batuta tjetër, për ta ndarë nga PD, nuk ishte e drejtë. Unë them se duhej të ishte PD e para që duhej të mbante këtë qëndrim. Ne do ishim të bashkuar. Tha ambasadorja që do hamë bar, mirë se nuk ishte bar i Partisë së Punës dhe mund të ishte bar cilësor amerikan. Por ama duhej të ishim të gjithë bashkë.

Më besoni, e kam dhimbje, më falni se jam sentimental, sepse shumë miq, shumë të afërm kanë mbetur andej. Më falni. Pra unë mendoj se duhet të luftojmë shumë, të përpiqemi shumë me të gjithë njerëzit, që të votojmë Premtimin. Problemi është ky, sepse më keq se kaq sa është Shqipëria, nuk ka qenë kurrë. Prandaj duhet të ngrihemi të gjithë, të gjithë të bashkuar për një gjë. Të votojmë për Shtëpinë e Lirisë. Sepse kësaj radhe fitojmë lirinë e vërtetë,” tha Kapexhiu ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here