Home AKTUALITET Do kursente energji, Balluku i fik dritat natën dhe i ndez ditën!

Do kursente energji, Balluku i fik dritat natën dhe i ndez ditën!

497
0

Ditën e djeshme, ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, njoftoi se në bashkëpunim me ARRSH-në kanë vendosur që dritat e rrugëve kombëtare të qendrojnë të fikura, për të kursyer energji.

Kjo nismë, ndoshta e pamenduar mirë mund të rrisë numrin e aksidenteve, pasi mungesa e ndriçimit është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve. Edhe kjo u vërtetuar fare mirë, mbrëmjen e djeshme. Më shumë se 3 aksidente u regjistruan në rrugët ku mungonte ndriçimi.

Mirëpo, siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme, Belinda ka urdhëruar fikjen e dritave natën, por ato po ndizen ditën. Qytetari ka dërguar një video nga rruga në Shkozet, ku shihet që dritat e rrugës janë të ndezura.

GALLATA/ Belinda Balluku i fik dritat natën dhe i ndez ditën!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here