Home AKTUALITET Edi Rama tmerron Putinin me gjestet e frikshme me duar?

Edi Rama tmerron Putinin me gjestet e frikshme me duar?

790
0

I angazhuar mbi vijimësinë e luftës Rusi-Ukrainë ka qenë edhe Edi Rama. Ai ka takuar kryeministrin britanik në Londër teksa ka postuar në llogaritë e tij në rrjetet sociale një foto të çuditshme.

“Londër – Me kryeministrin Boris Johnson” – shkruan Rama në postimin e tij.

Ai kishte lajmëruar takimin pak ditë më parë gjatë një konference për mediat. Rama ka deklaruar se do diskutojë me Johnsonin për situatën e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës e pasojat që mund të sjellë ajo në vendin tonë.

“Kjo është diçka që nuk ka ndodhur në Europë. Futja me ushtri në një shtet tjetër. Në një shtet tjetër sovran, prej shumë vitesh me institucione të zgjedhura. Shpresoj që me kryeministrin britanik do takohem në ditët e ardhshme, sepse do të shkojmë në Londër. Do diskutojmë për këtë megjithëse kemi qenë në kontakt në ditët e mëparshme” – tha disa ditë më parë Rama.

Nuk është i qartë kuptimi i fotos që Rama ka postuar në Instagram, megjithëse më shumë i përngjan një gjesti që tregon terror të tipit “të kapë prej gryke dikë”, e në këtë rast shpresojmë të mos jetë një mesazh drejtuar Putinit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here