Home AKTUALITET “Egoistë dhe cinikë”- Ambasada Franceze i përgjigjet ashpër Ramës: S’mund të sulmosh...

“Egoistë dhe cinikë”- Ambasada Franceze i përgjigjet ashpër Ramës: S’mund të sulmosh një vend mik

787
0

Ambasada Franceze në Shqipëri i është përgjigjur ashpër akuzave të kryeministrit Edi Rama për vaksinimin, i cili tha në “Open” se disa vende janë treguar mjaft “cinikë dhe egoistë”.

Rama përmendi edhe Francën, ku tha se vendi mban stok disa doza vaksinash që nuk mund t’i përdorë, kur në fakt mund t’i shpërndante për vendet e tjera, në mënyrë që dhe ata të nisnin vaksinimin.

Në përgjigje të këtyre akuzave, me një letër dërguar Ministrisë sonë të Jashtme, Ambasada Franceze e konsideron të pavërtetë këtë informacion.

Po ashtu, në letër theksohet se “nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative, një vend mik dhe aleat”.

“Mbrëmë në një transmetim televiziv, Sh.T.Z, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se çdo vit, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro, në sektorë të ndryshëm. Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA.

Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për 1 milionë njerëz të vaksinuar në fund të janarit, kryeministri ngriti pyetjen pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund ti përdorë, në vend që ti ndajë me të tjerët. Përveç natyrës së pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative, një vend mik dhe aleat”, thuhet me stë tjerash në letër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here