Home Kryesore Gjendet drogë në qelinë dhe tavanin e palestrës ku po vuan dënimin...

Gjendet drogë në qelinë dhe tavanin e palestrës ku po vuan dënimin Saimir Tahiri!

3022
0

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22.50 në burgun e Fierit është zhvilluar një operacion nga ana e drejtorisë së burgjeve.

Kjo lëvizje erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative se brenda institucionit mund ishin fshehur lëndë narkotike. Pas kontrollit të disa dhomave banimi dhe ambienteve të përbashkëta u gjetën nëntë doza të dyshuara si lëndë narkotike. 13 doza të tjera u gjetën fshehur në neonin e tavanit në palestër.

Kontrollohet burgu ku po vuan dënimin Saimir Tahiri, gjendet drogë në qeli dhe tavanin e palestrës

Gjatë kontrollit, u gjet edhe një sharrë e improvizuar me kokën e një makine qethëse si dhe një televizor “Obot” me fijet jashtë për lidhje me kufje, dyshuar si mjet komunikimi.

Kujtojmë se në këtë burg po vuan dënimin e tij me 3 vite e 4 muaj burg, ish-ministri Saimir Tahiri. Sipas vendimit të gjykatës, Tahiri me veprimet dhe mos veprimet e tij ka ndikuar në përhapjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit. Ai akuzohet për veprën penale “Shpërdorim të Detyrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here