Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje njerëzve në mbarë botën të protestojnë publikisht sot, në përvjetorin e një muaji të pushtimit nga Rusia. “Lufta e Rusisë nuk është vetëm lufta kundër Ukrainës. Kuptimi i saj është shumë më i gjerë. Rusia filloi luftën kundër lirisë.
Ky është vetëm fillimi për Rusinë. Rusia po përpiqet të mposhtë lirinë e të gjithë njerëzve në Evropë. Të gjithë njerëzve në botë. Ajo u përpoq të tregonte se vetëm forca mizore ka rëndësi. Bota duhet të ndalojë Rusinë. Bota duhet të ndalojë luftën. Tashmë një muaj. Kaq kohë. Më thyen zemrën, zemrat e të gjithë ukrainasve dhe çdo njeriu të lirë në planet”- thotë Zelensky.