Ka plasur debati mes deputetëve të PD-së, Edmond Spaho dhe Gazment Bardhi në Kuvend.
Spaho i thotë Bardhit “s’të vjen turp”! Ndërsa Bardhi i kthehet: Mos më bërtit mua!
Situata është tensionuar, ku është vënë re se Spaho e ka quajtur Bardhin si “mashtrues, shpifës”.
“Je shpifës, gënjeshtar dhe legen që thua që vila 760 mije euro është e njërit nga katër deputetet Noka, Shehu, Spaho, Leskaj” ka thënë Spaho gjatë debatit pa mikrofon në Kuvend.
Ndërkohë që debati ka vijuar edhe me ndërhyrjen e deputetëve të maxhorancës të cilët kërkuan që të ruhet qetësia.
Mësohet se gjithçka duket se ka nisur pas një deklarate që bëri mbrëmë në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit, deputeti Bardhi, teksa foli për vilën 760 mijë euro që i përkiste një deputeti opozitar, që ka qenë ministër, dhe disa media aluduan se mund të ishte Spaho.