Home Bota Putin sundon me dorë të hekurt, 15 vjet burg kush poston për...

Putin sundon me dorë të hekurt, 15 vjet burg kush poston për luftën në Ukrainë

1065
0

Dhoma e poshtme e Parlamentit të Rusisë miratoi njëzëri një ligj të premten në mëngjes që do të kriminalizojë publikimin e atyre që Kremlini përcakton se janë informacione “të rreme” për forcat e armatosura të vendit, me dënime që variojnë nga gjoba prej 45,000 dollarë deri në burgim deri në 15 vjet. Ndërsa ligji i ri po shihet kryesisht si një gozhdë tjetër në arkivolin e një shtypi të lirë në Rusi, formulimi i legjislacionit është aq i gjerë saqë zbatohet jo vetëm për gazetarët dhe organet e medias, por për çdo qytetar që shpreh mendimin e tij.

“Ky ligj synon çdo qytetar që thotë të vërtetën,” tha për VICE News Olga Lautman, një analiste e Kremlinit në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane. Dhe duke pasur parasysh faktin se Kremlini e ka nxjerrë tashmë të jashtëligjshme përdorimin e fjalëve “pushtim” ose “luftë” për të përshkruar atë që po ndodh në Ukrainë, kjo lëvizje e fundit është krijuar për të kufizuar më tej sasinë e informacionit që qytetarët rusë kanë për mizoritë që Rusia ka kryer në Ukrainë.

Putinit “i ikën mendja”, 15 vjet burg kush poston për luftën në Ukrainë  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here