Home POLITIKE Rama replika me Boçin: Çmendët dynjanë për dy lloqe Kavaje

Rama replika me Boçin: Çmendët dynjanë për dy lloqe Kavaje

475
0

Kryeministri Edi Rama, vijon dëshminë para Komisionit Hetimor lidhur me aferën e inceneratorëve.

Deputeti Luçiano Boçi ka publikuar dhe një foto ku shihen pamje nga vendi ku depozitohen mbetjet në incineratorin e Elbasanit.

Me foto në dorë, Boçi iu drejtua Ramës dhe i tha se ty janë shpenzuar 22 milionë euro, ndërkohë që aty digjen mbetje e çlirohet tym kanceri.

Luçiano Boçi: Ju thatë që hoqët kodrën e fushës së plehrave në Elbasan, ja ku është rezutati i 22 milionë eurove, ja ku është kodra, ja ku është, kjo kodra këtu është buzë Shkumbinit, ja ku është rezultati i 22 milionë eurove, thjesht e keni heqir nga sytë e njerëzve sepsefusha ja ku është, është këtu, ja dhe kodra e plehrave që lidhet me atë që ju e quani landfill, se ju e quani landfill dhe thoni ka jetën e shkurtër, kjo është për t’ia bërë mu.

Edi Rama: Mu bën lopa.

Luçiano Boçi: Sot janë edhe punëtorët në protestë sepse nuk marrin as lekët për të ushqyer familjet sepse inceneratori nuk punon.

Edi Rama: Mirë do t’i ishte të evitojmë këto përballje me foto

Luçiano Boçi: I kam dhe me foto e video të gjitha, madje propozoj të shkojmë dhe bashkë

Edi Rama: Jam gati, të mbarojmë njehrë këtë shpimin e ballonit 430 milionë euro. Me foto jepet informacion sepse përmenda djalin e ish-kryeministri dhe bashkë me të ishte edhe një ish-ministër i juaji i brendshëm

Luçiano Boçi: Janë foto parash këto

Edi Rama: Foto duke ngrënë e duke pirë me një nga grupet e kokainës e Evropë, ju ç’mendët dynjanë për dy lloqe kavaje në telefon. Përsa i përket çështjes punon s’punon dhe ndërkohë zonja Tabaku të lutem, përsa i përket punon s’punon, bëni sikur s’kuptoni apo çfarë? Në këtë moment për faj të çfarë ka ndodhur, prokuroria ka dhënë masën e sekuestros, për çështje javësh impianti do t’i kalonte bashkisë, ai investim është pronë e bashkisë, qytetarët e Elbasanit nuk kanë paguar një kokërr leku, është aset publik. Prit, mos më ndërprit, sot është në krizë sepse është sekuestruar, është larguar një tjetër menaxhim, është një fazë tranzicioni. Mjë gjë është e sigurtë, Bashkia e Elbasanit dot është më e pasur sepse ka një aset të investuar, është pronë, s’e kanë marrë me vete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here