Home AKTUALITET Rritja e çmimit të naftës/ Rama gjen “fajtorin”

Rritja e çmimit të naftës/ Rama gjen “fajtorin”

659
0

Kryeministri Edi Rama, në një lidhje live nga Facebook, ka folur në lidhje me çmimin  e energjisë elektrike dhe faktin që qeveria është përpjekur të mbrojë konsumatorin familjar. Ai është justifikuar në lifdhje me çmimin e natës, me faktin që një nga prodhuesit më të mëdhënj të naftës, Rusia, është tashmë në luftë.

“Fakti është që një mgb ore që vjet ishte 52 euro sot ka shkuar 550 euro. Ne do e mbrojmë me se sëen konusmatorin nga rritja. Unë paralajmërova krizë dhe nisi një gjurulldi se ishte sajesë. Se çfarë arsye ka të sqajoje një kryeministër lajme e kriza që shqetsojnë njerzit, nuk di se ku e gjejnë këtë arsye këto. Fakti e tregoi që kjo nuk ishte lojë dhe kriza u përshkallzua. Kur fola unë askush nuk e dinte që Europa do të hynte në luftë.

E kemi marrë zotimin qeë çmimi i energjisë të mos rritet, edhe pse lufta e thelloi krizën energjitike dhe çmimin e gazit e naftës. Ne vijojmë të themi që do e mbrojmë këtë çmim. Është e rëndësishme të kuptojmë që kjo qeveri është e përqendruar që të lehtesojë hallet e njerëzve të këtij vendi. Kur thashë që ka nisur kriza dikush tha që ishte lojë imagjinare e bënë edhe protesta. Ja ku jemi sot. Në një situatë kur një prej prodhuesve më të mëdhenj të naftës e gazit, Rusia ka hyrë në luftë dhe çmimet po kërcejn marramendshme”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here