Home Bota Rusia po ndërron taktikë në Ukrainë, mund të rriten viktimat mes civilëve

Rusia po ndërron taktikë në Ukrainë, mund të rriten viktimat mes civilëve

550
0

“Kremlini deri më tani ka dështuar të arrijë objektivat e tij fillestarë”- kështu ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes në Angli përmes një postimi në Twitter. Britania shtoi se Rusia është befasuar nga shkalla dhe egërsia e rezistencës së Ukrainës. Ky është paralajmërimi i Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të shtunën, e cila ka publikuar informacionet e përditësuara për situatën në Ukrainë.

Sipas tyre ndryshimi i taktikave ruse mund të rezultojë në vdekjen e më shumë civilëve. “Rusia është detyruar të ndryshojë qasjen e saj operacionale dhe tani po ndjekë një strategji të rrënimit”, tha Ministria e Mbrojtjes. Kjo me gjasë do të përfshijë përdorimin pa dallim të fuqisë së zjarrit që do të rezultojë me rritjen e viktimave civile, shkatërrimit të infrastrukturës ukrainase dhe intensifikimit të krizës humanitare”.

Anglia e alarmuar: Rusia po ndërron taktikë në Ukrainë, mund të rriten viktimat mes civilëve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here