Home POLITIKE Salianji i prekur i kërkon dorëheqjen Bashës: U bë 9 vite që...

Salianji i prekur i kërkon dorëheqjen Bashës: U bë 9 vite që luftoj për ty

188
0

Duket se dyshja e ngushtë Basha-Salianji është krisur. Deputeti demokrat i ka kërkuar kryetarit të PD të japë dorëheqjen, teksa ky i fundit duket se nuk ka ndërmend ta bëjë.

Me anë të një njoftimi në profilin e tij në Facebook, Salianji shkruan se Basha po përgjërohet edhe do e çojë PD drejt fundit. Salianji shton se ai ka 9 vite që lufton për të por ai betejën e ka me demokratët.

“Lulzim Basha duhet të ikë! Megjithëse në këto orë po përpiqet të blejë kohë e të manipulojë duke u përgjëruar “edhe për një tjetër herë të fundit” e cila nuk ka fund, por po tenton të çojë PD drejt fundit! Ai thotë që “po lufton”, por u bënë 9 vite që luftojmë për të dhe e vetmja luftë e tij është lufta ndaj demokratëve! Duhet ta shohë realitetin në sy, ai nuk mundet më të marrë zvarrë të ardhmen që po bëhet e shkuar. Partia Demokratike është aset kombëtar jo aset personal! Si përherë me demokratët”, shkruan Salianji.

Eri Salianji s’e ka më shok Lulin, i prekur i kërkon dorëheqjen: U bë 9 vite që luftoj për ty

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here