Home AKTUALITET Sondazhi/ 5 problemet kryesore që shqiptarët duan të jenë prioritet i qeverisë

Sondazhi/ 5 problemet kryesore që shqiptarët duan të jenë prioritet i qeverisë

53
0

Ekonomia, papunësia, korrupsioni, shëndetësia dhe emigrimi janë shqetësimet kryesore të shqiptarëve, zbuloi sondazhi i emisionit Barometri në Euronews Albania këtë të enjte.

Këto çështje duket se shqiptarët kanë pritshmëri t’i shohin në listën kryesore të prioriteteve të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar në 4 vitet e ardhshme.

Rezultatet e sondazhit, i cili pyeti 1000 persona në intervista ballë për ballë gjatë muajit gusht, treguan se mjedisi, droga dhe infrastruktura rrugore u renditën të fundit ndër shqetësimet e shqiptarëve.

Taksat, drejtësia, COVID-19 dhe niveli i krimit morën gjithashtu më pak vëmendje nga qytetarët.

Të pyetur si e gjykojnë situatën e vendit në përgjithësi qytetarët u shprehën pesimistë, pasi 43.3% thanë se e shohin atë si disi dhe shumë të keqe, ndërsa 37% ishin neutralë dhe vetëm 19.5% e shihnin si pozitive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here