Home AKTUALITET U hoq si ukrainas/ Arrestohet në Rinas 32-vjeçari i shpallur në kërkim...

U hoq si ukrainas/ Arrestohet në Rinas 32-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

268
0

Finalizohet operacioni policor i koduar “Terminali”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Njësia Speciale Fast Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, Interpol Tirana, DVP Tiranë dhe autoritetet ligjzbatuese gjermane.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, nga Njësia Speciale Fast Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, falë koordinimit të informacionit me homologët e Njësisë Enfast, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, Interpol Tirana dhe DVP Tiranë, është bërë e mundur kapja e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bazuar në informacionet e siguruara, shtetasi R. F., 31 vjeç, i cili kishte udhëtuar në drejtim të vendit tonë me linjë ajrore, është shoqëruar dhe i është nënshtruar një verifikimi më të detajuar. Gjatë veprimeve ka rezultuar se ky shtetas, dokumentin e identifikimit që i kishte paraqitur punonjësve të Policisë Kufitare Rinas, e kishte të falsifikuar.

Nga verifikimi i detajuar ka rezultuar se bëhej fjalë për shtetasin S. D., 32 vjeç, me shtetësi gjermane, i cili për të shmangur identifikimin e tij, ka paraqitur një pasaportë false me identitetin e një shtetasi nga Ukraina.

Shtetasi S. D., 32 vjeç, është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stuttgartit, Gjermani, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi drogat”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., për veprën penale “Falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.

cna lajme kronike

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here