Home Bota Vuçiç mbështet Putin, Rama: Serbinë duhet ta kuptoni

Vuçiç mbështet Putin, Rama: Serbinë duhet ta kuptoni

398
0

E përditshmja ‘Politico’ ka shkruar mbi përjashtimin e sjelljes së Serbisë kundrejt Rusisë, si i vetmi vend në Ballkan që nuk i ka vendosur sanksione.

Është theksuar gjithashtu edhe qëndrimi i Ramës në pozicionin që po mban Serbia në këtë histori, duke deklaruar se duhet të përpiqemi që ta kuptojmë këtë të fundit.

Pavarësisht marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve, shkruan ‘Politico’, Rama insiston në mirëkuptimin e Serbisë si shkak i raporteve mes dy shteteve.

“Duhet ta kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë më ndryshe se të tjerët, për shkak të lidhjeve historike dhe të veçanta me Rusinë. T’u kërkosh atyre që të shkojnë në atë pikë, menjëherë, është praktikisht e pamundur. Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre”, ka deklaruar Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here