Home AKTUALITET E pësojnë keq dy pikat e karburantit që shitën naftë me çmim...

E pësojnë keq dy pikat e karburantit që shitën naftë me çmim më të lartë

903
0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë janë gjobitur me maksimumin ligjor për shkak se kanë shitur karburantin me çmim më të lartë sesa ai i caktuar nga Bordi i Administrimit.

Ai thotë se nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur nga Bordi.

“Sot janë kapur dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë. Subjektet janë gjobitur me maksimumin ligjor. Duke nisur nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit

Boll i ngre çmimet papushim kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, çdo ngritje për fitim në kurriz të popullit do të ndëshkohet siç e kërkon kjo gjendje lufte në tregjet ndërkombëtare”, shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here