Home AKTUALITET Dasmorët u helmuan nga ushqimi, policia arreston pronarin dhe kuzhinierin e restorantit...

Dasmorët u helmuan nga ushqimi, policia arreston pronarin dhe kuzhinierin e restorantit në Durrës

579
0

Pronari dhe kuzhinieri i një restoranti në Durrës, janë arrestuar në flagrancë nga Policia e qytetit bregdetar, pasi në restorantin e tyre janë helmuar nga ushqimi rreth 20 dasmorë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit P. K., 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe B. H., 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here