Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar fillimin e stërvitjeve strategjike bërthamore, duke lëshuar raketa balistike.
“Të gjitha raketat goditën objektivat e tyre”-thuhet në një deklaratë, duke shtuar se stërvitjet përfshinin bombardues Tu-95 si dhe nëndetëse.null
Udhëheqësi rus i ndoqi stërvitjet me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
Stërvitja e parë ishte testimi i punës së “armëve të një kërcënimi të mundshëm të shtuar”, ndërsa e dyta përfshinte përdorimin masiv të armëve sulmuese strategjike të Federatës Ruse në rast të një sulmi hakmarrës.