Home Kryesore Kriset marrëdhënia mes dy vëllezërve? Sabiani: Iliri ka përfituar nga unë

Kriset marrëdhënia mes dy vëllezërve? Sabiani: Iliri ka përfituar nga unë

914
0

Dy emra të njohur, personazhe të dashur për publikun, Sabiani dhe Ilir Shaqiri janë komentuar shumë kohët e fundit. Dyshja në fjalë krijuan një miqësi të ngushtë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, marrëdhënie e cila mendohej se do të vazhdonte dhe jashtë. Por bazuar në një deklaratë të fundit të Sabianit, duket se ‘vëllezërit’ nuk kanë ruajtur miqësinë e tyre edhe jashtë.

I ftuar në një emision televiziv, Sabiani ka bërë një deklaratë ‘bombë’ ku ka thënë se pothuajse të gjithë banorët kanë ndryshuar pas daljes nga emisioni dhe kanë qenë ndryshe nga pritshmëritë e tij. Romeo e ka pyetur se kush ka përfituar më shumë nga ai brenda shtëpisë së BBV, ndërsa Sabiani është përgjigjur se vëllai i tij duke e lënë të kuptohej se e kishte fjalën për Ilirin të cilit ai i referohej ashtu.

Romeo: Cili ka përfituar më shumë nga ty?

Sabiani: Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here