Home POLITIKE “Kryetari e ka emrin Lulzim Basha”, Alibeaj: Në PD s’ka as çarje...

“Kryetari e ka emrin Lulzim Basha”, Alibeaj: Në PD s’ka as çarje as konflikt!

339
0

Deputeti Enkelejd Alibeaj thotë se në Partinë Demokratike nuk ka as konflikt dhe as përçarje.

I pyetur për Kuvendin e Sali Berishës dhe shkarkimin e Bashës, Alibeaj tha se pala tjetër ka vetëm pretendime. Ndërsa konflikti i vetëm, është ai që ka Berisha me SHBA-në.

Në emisionin “Opinion”, Alibeaj tha se kryetari Lulzim Basha, kryesia dhe këshilli janë të gjitha funksionale dhe në detyrë.

Pjesë nga deklarata e Alibeajt:

Sot nuk ka kryetar, nuk ka struktura, me kryesi, me këshill kombëtar, praktikisht është shkrirë PD. E kupton ku kemi arritur?! Kryetar partie është ai që u zgjodh në korrik të këtij viti, Lulzim Basha. Nuk është shkarkuar se duhet të ketë një mbledhje legjitime të Kuvendit. Procedura kërkon një mocion nga Këshilli Kombëtar.

Demokracia është procedurë. Për sa kohë shkelet një gërmë, është shkelur…
Çdo demokrat e deputet ka të drejtë të hyjë dhe të ushtrojë funksionet e veta. Ama në formatin komision i rithemelimit, ky nuk ekziston. Ekziston ajo e mbledhur në mënyrë legjitime. Problemi është që opozita, PD ka për detyrë të merret me luftën politike, misionin e saj. S’ka konflikt, ka pretendime. Ka një konflikt është konflikti që ka Berisha me SHBA. E di si zgjidhet, ka dy mënyra… Nuk ka çarje fare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here