Home AKTUALITET Lajm i mirë për shqiptarët/ Nga sot Gjermania njeh patentat e Shqipërisë...

Lajm i mirë për shqiptarët/ Nga sot Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe Kosovës

368
0

Një lajm i mirë ka ardhur për gjithë ata emigrantë shqiptarë që jetojnë në Gjermani. Nga sot Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës. Shqiptarët do të munden që të konvertojnë patentën e tyre, pa pasur nevojë të bëjnë provime shtesë. Po ashtu, pas këtij vendimi pritet që të lehtësohet lëvizja e automjeteve të shqiptare dhe kosovare.

Prej vitesh shqiptarët e “kufizoheshin” për sa i përket drejtimit të automjeteve të tyre, por siç duket tashmë kësaj pengese i ka dhënë fund Bundestagu.

Rregullorja mundëson njohjen e pothuajse të gjitha kategorive të patentave nga Kosova dhe Shqipëria në Gjermani, ndërsa vlen vetëm për personat që kanë një vendbanim të rregullt në Gjermani dhe që e kanë bërë patentën përpara se të shkonin atje.

Kjo do të thotë, se kush ka shkuar pa patentë dhe e ka vendbanimin e rregullt në Gjermani, nuk mund të shkojë për pushime në Kosovë ose Shqipëri dhe të bëjë aty patentën.

Por, çfarë do të thotë vendbanim i rregullt?

Kjo përcaktohet nga koha e qëndrimit në një vend brenda një viti, nga i ashtuquajturi “rregulli i 185 ditëve”: Sipas rregullit të 185 ditëve, vendi i banimit të rregullt është vendi ku banon së paku 185 ditë në vit.

Cilat patenta njihen pa provime?

Qeveria gjermane propozon njohjen e patentave nga Shqipëria pa provime në teori dhe praktike për pothuajse të gjitha kategoritë:

A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Vetëm për patentat nga Shqipëria që i përkasin kategorisë AM për konvertimin do të kërkohet një provim praktik.

Për lejet e drejtimit nga Kosova është parashikuar konvertimi pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Ndryshimet priten të lehtësojnë jetën e mijëra emigrantëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here