Mbi 66 mijë e 200 burra ukrainas janë kthyer për të luftuar në Ukrainë.
Përmes një postimi në Twitter, ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Oleksii Reznikov, tha se burra ukrainas janë kthyer nga jashtë për të luftuar.
Ndërkohë, ushtria ukrainase ka paralajmëruar se forcat pushtuese ruse po luftojnë për të rrethuar kryeqytetin, Kiev, dhe qytetin e dytë të rrethuar të Harkivit, derisa diplomatët perëndimorë kërkojnë masa për të frenuar konfliktin dhe paralajmërojnë se civilët ka të ngjarë të përballen me sulme më intensive.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi në një video-mesazh të postuar herët më 5 mars se ai dhe zyrtarët e lartë mbeten në Kiev, duke shtuar “ne vazhdojmë të luftojmë. Do të mbrojmë shtetin tonë. Do të çlirojmë tokën tonë”.