Home AKTUALITET Vrau familjen shqiptare në Greqi, 57-vjeçari grek arrestohet me armë në brez

Vrau familjen shqiptare në Greqi, 57-vjeçari grek arrestohet me armë në brez

1449
0

Autoritetet greke kanë vënë në pranga 57-vjeçarin grek Sakis Varvaresos. Ky i fundit akuzohet se tre ditë më parë, vrau familjen shqiptare në Andravidha të Pyrgosit, autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë që mori jetën e 3 prej 4 pjesëtarëve të familjes me origjinë nga Shqipëria.

Burri shqiptar dhe bashkëshortja e tij tashmë të vrarë nga greku dyshohet se nuk i kishin paguar vrasësit të dyshuar një pjesë të parave që mund të lidhet me qiranë e shtëpisë. ndaj dhe Sakis Varvaresos ka marrë jetën e çiftit dhe fëmijëve të të ndjerëve.

Pas ngjarjes, policia greke e shpalli në kërkim. Sakis Varvaresos u ndoq në distancë për rreth 120 km dhe në momentin që automjeti i tij iu afrua qytetit të Patras, dhjetëra forca policie që po e prisnin mundën ta ndalonin. Policia helene arriti të bënte ndalimin e tij, pasi sipas autoriteteve greke,60-vjeçari paraqiste rrezik të lartë pasi qarkullonte i armatosur.

Vrau familjen shqiptare në Greqi, 57-vjeçari grek arrestohet me armë në brez

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here