Home AKTUALITET Nafta 258 lekë për litër/ Qytetarët: E enjte ora 12:00 fikim makinat!

Nafta 258 lekë për litër/ Qytetarët: E enjte ora 12:00 fikim makinat!

1159
0

Gjatë ditës së djeshme, Bordi i Transparencës vendosi çmime të reja për naftën, benzinën dhe gazin.

Nga dje shqiptarët e kanë blerë naftën me 258 lekë/litri, benzinën me 243 lekë/litri dhe gazin 86 lekë/litri.

Çmimet e derivateve kanë pësuar rritje rekord në krahasim me çmimet në vendet e rajonit.

Për shkak se jemi i vetmi vend në rajon që kryesojmë listën me çmime të çmendura të naftës, benzinës dhe gazit, në rrjetet sociale që dje është duke u bërë thirrje për protestë ditën e enjte për rritjen e çmimit të naftës.

Qindra qytetarë kanë shpërndarë në profilet e tyre ne Facebook, se sot, të enjten në orën 12:00 do të fikin makinat në mes të rrugës, kudo që të jenë.

Nuk dihet se sa do të arrihet kjo protestë, e cila mbahet me të drejtë, pasi çmimi i naftës ka kapur shifër marramendëse vetëm në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here