Home Bota Rusët i vënë flakën centralit bërthamor/ Zelensky: Rrezikohet Çernobil i dytë, fundi...

Rusët i vënë flakën centralit bërthamor/ Zelensky: Rrezikohet Çernobil i dytë, fundi i Europës

1569
0

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se bombardimi i termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia nga trupat ruse mund të sjellë fundin e Evropës. Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve evropianë që ta parandalojnë Putinin, ndërsa apelon që ushtarët rusë të ndalin menjëherë sulmet.

Presidenti ukrainas:

Evropa duhet të zgjohet tani, termocentrali bërthamor më i madh në Evropë është në zjarr. Granatat ruse qëllojnë në blloqe atomike. Rusët ishin përgatitur për këtë sulm. U bëj thirrje të gjithë ukrainasve dhe të gjithë evropianëve, të gjithë njerëzve që e dinë çfarë është Çernobil… Rusia dëshiron ta përsërisë atë ngjarje dhe tashmë po vepron. Evropianë, zgjohuni, thoni politikanëve tuaj. Trupat ruse janë duke granatuar një termocentral bërthamor në Ukrainë, ka gjashtë njësi të energjisë. Në Çernobil shpërtheu një reaktor, në centralin e Zaporizhzhia do të shpërthejnë gjashtë reaktorë dhe ky është kërcënim akoma dhe më i fuqishëm.

Presidenti ka folur tashmë me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, kancelarin gjerman Scholz, presidentin polak Andrzej Duda, presidentin e SHBA Joe Biden, kreun e IAEA Rafael Grossi dhe kryeministrin britanik Boris Johnson.

Zelensky:

Ne paralajmërojmë të gjithë të ndalojnë Putinin. Asnjë shtet, përveç Rusisë, nuk ka qëlluar ndonjëherë në njësitë e energjisë bërthamore. Kjo është hera e parë në historinë e njerëzimit. Një shtet terrorist iu drejtua terrorit bërthamor. Propagandistët rusë kërcënuan të mbulojnë botën me hirin bërthamor. Tani ky nuk është një kërcënim. Ne duhet të ndalojmë menjëherë ushtrinë ruse. Ukraina ka 15 njësi bërthamore. Nëse ka një shpërthim, ky është fundi i gjithçkaje, fundi i Evropës, ky është evakuimi i Evropës! Vetëm Evropa mund të ndalojë trupat ruse. Mos e lini Evropën të vdesë nga një katastrofë në një termocentral bërthamor!

Granatat ruse i vunë flakën centralit bërthamor më të madh të Ukrainës/ Zelensky: Rrezikon Çernobil të dytë, fundi i Europës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here