Qendra e Harkivit është goditur nga raketat ruse.
Në mëngjesin e së martës është thënë të jenë shënjestruar zyrat qeveritare në Sheshin Liria në qendër të qytetit.
Në disa pamje në rrjetet sociale shihet sesi raketat godasin ndërtesën e administratës rajonale, ndërsa synimi i trupave ruse ka qenë vrasja e Guvernatorit.
Ende nuk është raportuar për viktima, por të dhënat raportojnë për plagosjen e gjashtë personave, mes të cilëve edhe një fëmijë.
Harkivim qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, i cili ka 1.6 milion banorë është përballur me sulme të mëdha dhe goditje me raketa në ditët e fundit.